Marrëveshja me Danimarkën për të burgosit është “raciste, kriminale dhe shkel të drejtat e njeriut”, thotë Shala i KMDLNj-së - NACIONALE

Marrëveshja me Danimarkën për të burgosit është “raciste, kriminale dhe shkel të drejtat e njeriut”, thotë Shala i KMDLNj-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Behxhet Shala, Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lireive të Njeriut, e ka vlerësuar si “kriminale dhe raciste” marrëveshjen mes Prishtinës dhe Kopenhagës për bartjen e 300 të durgosurve në Danimarkë në burgun e Gjilanit. Shala sheh shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut në këtë ujdi dhe për më tepër jo në dobi të vendit, duke folur në një intervistë për KosovaPress.

Ajo është marrëveshje kriminale, marrëveshje raciste. Nuk e sjell asnjë dobi për Kosovën, sepse po importon të dënuar nga një shtet, i cili ka mundësi që një mijë herë më shumë se Kosova t'i trajtojë dhe t’iu jep kushte më të mira të trajtimit fizik dhe të tjera, e ata kur po heqin dorë nga ajo, po na i bien në Kosovë, po i shesin sikur mall. Ata të burgosur, s’janë shtetas danezë. Ata të gjithë janë të shteteve nga Afrika, Azia”, ka thënë Shala.

Ata që vinë nga Danimarka mund të jenë kriminelë islamikë që janë marrë me krim të organizuar, me tregtim të narkotikëve dhe tregtim të qenieve njerëzore. Kjo është e rrezikshme, sepse eliminon punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me sovranitetin dhe sigurinë e shtetit. Kjo marrëveshje, e cila është thellësisht e dëmshme për Kosovës, kjo është më shumë për partitë politike, sepse e keni parë se arsyetimi i Ministrisë së Drejtësisë ka qenë se Danimarka është shtet mik, i cili e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Shala.

Lajme të ngjashme