Marrëveshja e Ohrit pjesë përbërse e Kapitullit 35 të Serbisë, pajtohen ambasadorët e 27 vendeve të BE-së
Njëzet e shtatë ambasadorët e Bashkimit Evropian, grupi i quajtur COREPER, janë pajtuar që Marrëveshjen e Bruksel/Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve t’ia përfshijnë Beogradin në Kapitullin 35 të negociatave për anëtarësim në BE.
Radio Evropa e Lirë raportoi se ambasadorët kanë miratuar me tekst këtë pajtim.
Në dokument u tha se zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të jetë pjesë përbërëse e kushtëzimeve në rrugën e të dyja shteteve drejt integrimit në BE.