Marrëveshja e mbrojtjes mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, Shea: S'është e drejtuar kundër Beogradit
Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka komentuar për RTKlive lidhur me marrëveshjen e mbrojtjes të nënshkruar së fundmi në Tiranë mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.
Ai e cilësoi këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe theksoi se qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje nuk është përballja me Beogradin, por forcimi i koordinimit mes vendeve pjesëmarrëse.
“Të tria vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t'iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe. Është inkurajuese që vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe e bëjnë këtë duke ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Shea për RTK.