Marrëveshja Moskë-Beograd, Hoxhaj: Toleranca e BE-së tani ka kostot e saj - NACIONALE

Marrëveshja Moskë-Beograd, Hoxhaj: Toleranca e BE-së tani ka kostot e saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i është përgjigjur me zemërim BE-së pas marrëveshjes së arritur nga Moska dhe Beogradi për një dokument të cilësuar si “plan konsultimi” për politikën e jashtme.

Hoxhaj në një përgjigje në rrjetin social Twitter tha se ka vite që i paralajmëron miqtë e tij evropianë për kërcënimet që besnikëria e Serbisë ndaj Rusisë paraqet për Ballkanin Perëndimor dhe BE.

“Për vite me radhë i kam paralajmëruar miqtë e mi në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimin e Serbisë me Rusinë, në vend të BE-së. Toleranca e BE-së tani ka kostot e saj. Serbia po mban anën me Rusinë për të luftuar Ukrainën dhe Kosovën duke nënshkruar protokolle me Kremlinin në mes të luftës. Koha për të vepruar!", shkroi Hoxhaj në Twitter.

Lajme të ngjashme