Marinsat amerikan trajnojnë policinë ushtarake të FSK-së - NACIONALE

Marinsat amerikan trajnojnë policinë ushtarake të FSK-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka treguar për trajnimet që Policia ushtarake e FSK-së po bën me marinsat amerikan.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto stërvitje kanë për qëllim përfitimin e njohurive për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv.

Në Kazermën “Adem Jashari”, Marinsat Amerikanë ofruan, për policët tanë ushtarakë, njohuritë për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, operimin me armët jo-vdekjeprurëse si dhe negociimin me pengjet dhe lirimin e tyre. Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për Shtetin, Kombin dhe Forcat Amerikane!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme