Marcon: Vuçiq duhet t`i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit, zgjedhjet në veri duhet të riorganizohen
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka kërkua për presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, që të denojë sulimin terrorist të 24 shtatorit në Basnjkë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të gjitha mosmarrëveshjet t`i zgjidhin në procesin e dialogut.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, presidenti francez ka folur për ribashkimin e Evropës
“Siç e dini, ne i ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogadit. Franca e Gjermania kanë bërë një propozim udhërrëfyes, që mendoj se është i fortë dhe i mirë dhe presim të respektohet nga të dyja palët. Është përgjegjësi e Vuçiqit t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi. Dhe, në etapat e ardhshme ajo që presim nga autoritetet, nga të dyja palët është e thjeshtë: Riorganizimi i zgjedhjeve në komunat e banuara me shumicë serbe, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje e institucione, krijimi i asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare, kësaj radhe totalisht. Pres që Vuçiqi të jetë i përgjegjshëm dhe të njëjtën gjë pres edhe nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës”, ka thënë ai.