Maqedoni thotë se “nuk kam informacion” të jetë arritur marrëveshje VV–LDK - NACIONALE

Maqedoni thotë se “nuk kam informacion” të jetë arritur marrëveshje VV–LDK

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ejup Maqedonci, deputet i zgjedhur i Vetëvendosjes, mohoi të jetë në dijeni për ndonjë marrëveshjes partisë Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se “nuk mund të pohoj as mohoj,” duke thënë se nuk ka informacione të tilla.

“Unë nuk kam ndonjë informacion për këtë çështje, prandaj edhe nuk mund ta mohoj e as ta pohoj. Mirëpo, e di që përpjekjet do të vazhdojnë dhe e di që kryeministri nuk do të ndalet vetëm me takimet dhe diskutimet që ka pasur, por do të vazhdojë edhe më tutje në mënyrë që të gjejë një zgjidhje”, thotë ai, siç e citoi Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme