Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme të përballet me çdo kërcënim dhe rrezik
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se FSK-ja është në koordinim në vazhdimësi me KFOR dhe NATO.
Ai ka thënë se FSK-ja ka kapacitete të përballet me secilin kërcënim.
“Ne në vazhdimësi jemi në koordinim me KFOR dhe NATO dhe partnerët për të gjitha rreziqet dhe kërcënimet. Kemi rritje të numrit të KFOR-it në vijën kufitare me Serbinë. Kjo është bërë pas sulmit të Banjskës dhe lëvizjes së grupeve të armatosura. Kjo ka rritur sigurinë në vijë kufitare. Ne përgatitemi gjithmonë, sepse detyre kryesore kemi ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial. Për këtë s’kemi kufizime. Ne kemi kufizime në aspektin e koordinimit paraprak, por jo të veprimit në tërë territorin e Kosovës. Prandaj vlerësoj që të gjitha institucionet, në veçanti ushtria e Kosovës, është e gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim dhe rrezik që i kanoset Kosovës”, ka thënë Maqedonci në FRONTAL në T7.