Maqedonci: Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj festën e Kurban Bajramit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar festën e Kurban Bajrami.
“Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.” – ka shkruar ai.
Shkrimi i tij:
Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj festën e Kurban Bajramit, festën e sakrificës.
Mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyesi i përhershëm për jetë në paqe.
Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.
Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit.
Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!