Maqedonci pret në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë: Bashkë jemi më të fortë - NACIONALE

Maqedonci pret në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë: Bashkë jemi më të fortë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral major Arben Kingji.

Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në takim është diskutuar rreth situatës aktuale të sigurisë, si dhe mundësisë së thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet forcave të të dyja vendeve në disa fusha ushtarake.

“Me këtë rast, shpreha mirënjohje time të thellë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kontributin e veçantë të tyre në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe stërvitjes. Gjithashtu ritheksova rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për ne, mbështetja direkte nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe FARSH, si shtet anëtar i NATO-s, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.” – ka shkruar Maqedonici.

Tutje, i pari i Mbrojtjes së Kosovës ka thënë se janë dakordu për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë për të garantuar mbrojtjen e interesave kombëtare.

“Bashkë jemi më të fortë!” – ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme