Maqedonci pret në takim një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-së - NACIONALE

Maqedonci pret në takim një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtes, Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari kanë pritur në takim një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-së.

Me këta të fundit zhvilluan konsultimet bilaterale të mbrojtjes.

“Së bashku u dakorduam për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale, multi-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n dhe të gatshme për të zhvilluar misionin e mbrojtjes së territorit.”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Lajme të ngjashme