Maqedonci për sulmin e 24 shtatorit: FSK ishte e gatshme për ndërhyrje nëse do të na kërkonte KFOR dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur për sulmin terrorist që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanitmë 24 shtator, ku është vrarë heroi Afrim Bunjaku.
Maqedonci i ftuar në T7 ka thënë se vazhdimisht kanë qenë në kontakt me Gjeneralin e FSK-së dhe ka treguar se njësite të FSK-së kanë qenë të gatshme për ndërhyrje nëse do të kërkohej.
“Ne në vazhdimësi bëjmë vlerësime të situatës. Kam qëndruar në kontakt me gjeneral Jasharin. Të gjitha shtabet kanë vlerësuar situatën. Ne kemi njësi në gatishmëri në thirrje, që janë njësi në baza ditorë që janë të gatshme. Në fakt kanë qenë të thirrura, janë të gatshme dhe kanë qenë të gatshme për t’iu përgjigjur situatës nëse kërkohej nga ne.” – ka thënë ai.
Ai ka ripërseritur gaditshmërinë e tyre edhe ka thënë se Ushtria angazhohet në raport me kërcënimin që shfaqet.
“Këto angazhohen në bazë të kërcënimeve.” – ka thënë ai.
“Unë kam ofruar mbështetjen e FSK-së nëse KFOR-i që ka mandat kyc ruajtjen e kufirit, nuk mund të menaxhonte situatën në atë rast. Kemi shprehur gatishmëri tek ta, fatmirsisht Policia e kreu detyrën në mënyrë të mrekullueshme. KFOR-i ishte atje, s’u paraqit nevoja për reagim dhe FSK ka qëndruar në bazat e saj.” – ka thënë Maqedonci.
