Maqedonci: Me dronët Bayraktar, Kosova është më e fortë ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale - NACIONALE

Maqedonci: Me dronët Bayraktar, Kosova është më e fortë ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin kanë vëzhguar nga afër operime me dronët Bayraktar.

Sipas Maqedoncit këto operime janë kryer nga oficerët e Forës së Sigurisë së Kosocës në SAPP në Aeroportin e Gjakovës.

Për t’i vëzhguar nga afër operimet me dronët Bayraktar të kryera nga oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, e vizituam njësinë SAPP në Aeroportin e Gjakovës. Aty u njohëm me opercionalizimet e kapaciteteteve të fluturakeve Bayraktar TB-2, të demonstruara nga oficerët e njësisë Sisteme Ajrore Pa Pilot (SAPP).” – thuhet në njoftim.

Tutje Maqedonci ka bërë të ditur se me dronët Bayraktar Kosova është më e fortë dhe njehet më e sigurtë.

Me oficerët dhe ushtarakët e mirëtrajnuar dhe të përkushtuar të ushtrisë tonë dhe me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve tona të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndjehet më e sigurtë përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje ta pajisim ushtrinë tonë me sisteme armatimi moderne dhe të sofistikuara, në shërbim të mbrojtjes dhe të sigurisë së Kosovës dhe për ta ruajtur paqen në vend dhe rajon!” – ka shkruar Maqedonci.

Lajme të ngjashme