Maqedonci: Kemi flotë të dronëve Bayraktar, kemi prokuruar edhe tjera që nuk i kemi bërë publike - NACIONALE

Maqedonci: Kemi flotë të dronëve Bayraktar, kemi prokuruar edhe tjera që nuk i kemi bërë publike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se Kosova “ka një flotë të dronëve Bayaraktar” duke folur për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Por, jo veç Bayraktar – ai thotë se kanë prokuruar edhe tjerë fluturake pa pilot “që nuk janë bërë publike” dhe se po vazhdohet me prokurime edhe tjera,

“Ne e kemi një flotë të dronëve Bayraktar. Përveç tyre, kemi prokuruar edhe sisteme të tjera të fluturakeve pa pilotë - që nuk janë bërë publike - dhe vazhdojmë të prokurojmë, me qëllim që t’i përmbushim jo vetëm nevojat operacionale të FSK-së, por edhe të kemi kapacitete të bollshme për çdo ndryshim situate”, thotë Maqedonci

Lajme të ngjashme