Maqedonci iu uron suksese ushtarëve të FSK në gara të Iowa-s: Fitoftë më i miri - NACIONALE

Maqedonci iu uron suksese ushtarëve të FSK në gara të Iowa-s: Fitoftë më i miri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci iu ka uruar suksese ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në gara në Iowa të ShBA-së.

Maqedonci përmes postimi në Facebook, duke iu uruar suksese ushtarëve, është shprehur që të fiton më i miri.

Konkursi i Luftëtarit më të mirë (Best Warrior) 2024 të Shtetit të Iowa-s po zhvillohet këtë fundjavë në Camp Dodge, Iowa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në Iowa për herë të parë në shtatë vjet. Suksese ushtarakëve garues të FSK-së dhe fitoftë më i miri!” – ka shkruar Maqedonci.

Lajme të ngjashme