Manxhuka krenohet me një deklaratë të Astrit Gashit: Ndonëse analist, e ka mirë - NACIONALE

Manxhuka krenohet me një deklaratë të Astrit Gashit: Ndonëse analist, e ka mirë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Duke nënkuptuar që analistët "kurrë nuk e kanë mirë", zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka publikuar një video të gazetarit Astrit Gashi.

Ky i fundit, në një debat, dëgjohet duke thënë se emisari amerikan, Gabriel Escobar deklaroi se Kurti nuk e ka pranuar Asociacionin.

“Çka na tha dicka tjetër Escobar është që, që na e mbylli gojën, që tre muaj po thojmë që Kurti e ka pranu Asociacionin, z.Escobar tha s’e ka pranu.” – shprehet ai.

Me këtë deklaratë, është krenuar Manxhuka i cili u shpreh:

“Nuk bën mos me ja pranu njeriut kur e ka mirë, ndonëse analist”.

Lajme të ngjashme