Manxhuka i VV-së kritikon LDK-në: Nuk e ka lexuar draftin, por insiston që autonomia është dhënë
Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar LDK-në.
Sipas tij, LDK-ja nuk e ka lexuar draftin, por insiston që autonomia tashm është dhënë.
“LDK në vazhdimësi thotë që nuk e ka lexuar draftin por insiston që autonomia tashmë është dhënë. Njëjtë si në një prezentim libri që u ngrit njëri dhe tha se nuk e kam lexuar librin por nuk mund të rri pa i thënë dy-tre fjalë.” – shkroi ai.
Tutje, zëdhënësi i VV-së shkroi se liderët serbë po insistojnë në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
“Në anën tjetër, Vuçiq e Daçiq insistojnë o 2013, 2015 o asgjë. Këta dy e dinë ku është autonomia. Edhe ata më sipër e dinë por duan paqe me veten.” – vazhdoi ai.
