Manxhuka i reagon ashpër LDK-së: Hajna tipik, s'kanë vdekur kauzat tona
Zëdhënësi i Vetëvendosjes Arlind Manxhuka, i ka reaguar një aksioni të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këta të fundit, ndërmorrën sot një aksion me anë të së cilit paraqiten një “njoftim mortor” ku brenda tekstit thuhej se “Kauzat e Vetëvendosjes” kanë vdekur.
Sipas Manxhukës, ideja për një aksion të tillë u vodh pikërisht nga Vetëvendosje, meqenëse këta e kishin përdorur të njejten ide, kur 1 vit më parë, thonin se ka vdekur “Zajednica”
Manxhuka këtë situatë e ka përshkruar me një fjalim të famshëm të Kurtit, duke shkruar se këta edhe në njoftime mortore vjedhin, e duke i quajtur Rininë e LDK-së, “hajna tipik”
Postimi i Manxhukës:
Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipik. Hajna..
Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të “Zajednicës”.
Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të "Zajednicës".