Manuali i dëshmitarëve, gjyqtari ua lejon avokatëve ankesat për disa çështje në Gjykatën e Apelit - NACIONALE

Manuali i dëshmitarëve, gjyqtari ua lejon avokatëve ankesat për disa çështje në Gjykatën e Apelit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Gillou, ua ka aprovuar një pjesë të kërkesës për ta lënë në Apel, çështjen e manualit të dëshmitarëve.

Avokatët iu drejtuan gjyqtarit me kërkesë, që t’ua lejojë ankesat në Gjykatën e APelit të Speciales.

Gjyqtari një pjesë të pikave ua ka refuzuar, kurse një pjesë tjetër ua ka pranuar, transmeton Nacionale.

Gjyqtari ia ka lejuar avokatit të Thaçit ankesën në Apel për regjistrimin e intervistave të dëshmitarëve në lidhje me ndikimet në raportet klient-avokat, nëse korniza bie në kompetencën e gjyqtarit të procedurës paraprake dhe nëse kërkesa për të nxjerrë audio-incizimet e intervistave.

Mbrojtjën e Rexhep Selimit e ka lejuar të ankohet në Apel në lidhje me çështjen individuale të dëshmitarëve dhe në lidhje me masat kufizuese.

Kurse disa pika u janë lejuar edhe avokatëve të Jakup Krasniqit e Kadri Veselit.

Gjykata Speciale ia kishte pranuar kërkesën Prokurorisë, që t’i jepet mundësia të jetë prezente kur mbrojtja i interviston dëshmitarët e saj. Kjo kishte nxitur reagime të shumta nga avokatët.

Lajme të ngjashme