Manipulimi i votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur në përmasa të tilla - NACIONALE

Manipulimi i votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur në përmasa të tilla

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka vlerësuar se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që të ketë manipulime të votave të kandidatëve si në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ajo ka bërë me dije se edhe në zgjedhjet tjera ka pasur mos përputhje të rezultateve, por jo në këto përmasa.

Në “Rubikon” të Klan Kosova, ajo ka treguar se numri i votave të manipuluar në zgjedhjet tjera ka qenë shumë më i vogël.

“Është e vërtetë se ka pasur gjithmonë mospërputhje të rezultateve, apo manipulim a vjedhje, në mes të kandidatëve, por në përmasa të tilla sikur në këto zgjedhje, asnjëherë nuk ka pasur. Kjo matet me numrin e votave që u janë shtuar kandidatëve. Është evidente që një numri të kandidatëve, sepse disave edhe u kanë munguar, u janë shtuar një numër jashtëzakonisht i madh i votave, që nuk ka ndodhur më parë. Ka pasur gabime njerëzore, mospërputhje, mirëpo me përmasa të 6 mijë e më shumë vota, asnjëherë nuk ka pasur”, ka shprehur ajo.

Lajme të ngjashme