Manchester City fiton çmimin e klubit më të mirë të vitit 2022
Kampioni i Anglisë, Manchester City e ka fituar çmimin e klubit më të mirë të vitit 2022.
"Qytetarët" edicionin e kaluar arritën ta fitojnë Premierligën, derisa shkuan deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në ceremoninë në Paris, Man City mori edhe epitetin e klubit e vitit 2022.
Manchester City is the club of the year!
— Ballon d'Or #ballondor (@francefootball) October 17, 2022
Congrats @ManCity 💙#clubdelannée #ballondor pic.twitter.com/Xy7rFOiAka
Në garë për këtë çmim ishin edhe Liverpooli dhe Real Madrid, që u renditen në pozitat dy dhe tre.