Manaj: LDK dhe Istogu kanë ecur gjithmonë bashkë - NACIONALE

Manaj: LDK dhe Istogu kanë ecur gjithmonë bashkë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka vazhduar tubimet elektorale.

Gjatë një tubimi në Istog, ai ka thënë se LDK-ja dhe ky qytet gjithmonë kanë ecur bashkë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Manaj ka falënderuar qytetarët për mbështetje.

“Faleminderit nga zemra, Istog ✌️ Në Istog lind fitorja dhe merr frymë shpresa. ✌️ Vend i njerëzve të pathyeshëm, që e mbajnë fjalën si shkëmb – të fortë, të drejtë dhe të palëkundur. LDK dhe Istogu kanë ecur gjithmonë bashkë: në kohë të vështira dhe në momente vendimtare, që nga viti 1989 e tutje! Prandaj, ky bastion i pathyeshëm i LDK-së e njeh përgjegjësinë e shtetit”, ka shkruar Manaj.

Lajme të ngjashme