Maloku për Ramën: E çuditshme se si pranon me kaq lehtësi të bëhet zëdhënës i interesave të Serbisë - NACIONALE

Maloku për Ramën: E çuditshme se si pranon me kaq lehtësi të bëhet zëdhënës i interesave të Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Fadil Maloku i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama duke thënë se ai ka tri kërkesa urgjente, duke i quajtur djallëzore.

Maloku përmes një postimi në Facebook ka thënë se është shumë e çuditshme se si Rama pranon me kaq lehtësi të bëhet zëdhënës i interesave të Serbisë.

Postimi i plotë:

Tri kërkesat "urgjente" (djallëzore) të Edi Rames!

Është shumë e çuditshme se si ky njeri, PRANON me kaq lehtësi të bëhet zëdhënës i interesave të Serbisë!?

(Përmes metodës së Analizës së Përmbajtjes, ad hoc i "kapa" tri kërkesa të tija absurde, në Konferencën që sapo mbajti me mediet shqiptare)

1. kërkoj që Serbia të mos konsiderohet si agresore (lexo; përgjegjëse direkte!), kur në ndërkohë edhe diplomat, po edhe politikan të shquar evropian sulmin në Kosovë e identifikuan si akt terrorist dhe me "adresë" të Serbisë;

2. kërkoj që NATO të marrë kontrollin e 4 komunave veriore të Kosovës, edhe pse Policia e Kosovës u dëshmua e denjë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Që pa asnjë mëdyshje, i bie të përligjet ndarja e Kosovës...!?

3. kërkoj sërish (në këto momente tensionimi!?) një Konferencë të dëmshme për reduktimin e sovranitetit të shtetësisë së arritur me gjitha ato sakrifica...

Tani gjykone, Ju miq se përse i bë ai këto deklarime...

Lajme të ngjashme