Maloku: Në Kosovë ka dhjetëra Brezovica, momenti i fundit të veprohet
Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, ka deklaruar se në Kosovë ka dhjetëra Brezovica dhe tashmë është momenti i fundit që të veprohet.
Sipas Malokut, zonat e mbrojtura të Kosovës përgjatë viteve janë degraduar, njëjtë ka ndodhur edhe në Zonën e Brezovicës, ku përgjatë viteve është ndërtuar jashtëligjshëm dhe pa kriter.
“Në Kosovë ka me dhjetëra Brezovica që ndoshta është momenti i fundit të veprohet edhe mos të shkatërrohet edhe ajo çfarë ka mbetur pa u shkatërrua. Degradimi i ambientit është pasojë që vështirë kthehet në gjendje të mëparshme, janë pre drunjë qindra vjeçar, është gërmuar pjesë e pyllit që vështirë të rikthehet në gjendjen e mëparshme”, u shpreh Maloku, raporton Betimi për Drejtësi.
Tutje ai ka thënë se e do të veprojnë në aq sa kanë kompetenca dhe që do ta dërgojnë çështjen deri në fund dhe secili dhe sipas tij pasojat më të mëdha do t’i bartë shteti i Kosovës dhe se mosveprimi i institucioneve ka sjellë këtë gjendje.
