Maloku në Hagë: UÇK-ja u ngrit prej një populli të robëruar, në ushtri vullnetare
Ish-eprori i UÇK-së, Fadil Maloku, po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.
Ai ka thënë se UÇK-ja ka qenë ushtri vullnetare.
“Është vështirë me e kuptu Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Është vështirë me e kuptu një Ushtri që ngritet prej një populli të robëruar, në ushtri vullnetare, në ushtri të rregullt. Kjo ka qenë që na ka ba bashkë, qëllimi jonë për çlirimin e Kosovës”, tha Maloku.
Ai po e vazhdon dëshminë në Hagë.