Maloku: E pështirë, refuzuesi i Asociacionit tash merret me gjetjen e modeleve për zbatimin e tij - NACIONALE

Maloku: E pështirë, refuzuesi i Asociacionit tash merret me gjetjen e modeleve për zbatimin e tij

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Albinot Maloku ka thënë se edhe “bosnjizimi” i Bosnje e Hercegovinës u diskutua, para se të jetësohej me Marrëveshjen e Deytonit.

Maloku përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është e pështirë të shohësh refuzuesin, duke u marrë me gjetjen e modeleve për zbatimin e marrëveshjes.

“Po mësohemi me adoptimin në të vjetren të asaj që ishte menduar të ishte e ndryshme”, ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë i Malokut në Facebook:

Edhe 'bosnjizimi' i Bosnje dhe Hercegovinës ishte një lloj modeli i cili u diskutua para se të jetësohej me Marrëveshjen e Deytonit! E pështirë me pa refuzuesin (me të drejtë) duke u marr me gjetjen e modeleve e udhërrefyesve për zbatimin e marrëveshjes për AKS! Po mësohemi me adoptimin në të vjetren të asaj që ishte menduar të ishte e ndryshme.

Lajme të ngjashme