Maloku: Debati për identitetin kombëtar dhe shtetëror të Kosovës është bërë alarmant - NACIONALE

Maloku: Debati për identitetin kombëtar dhe shtetëror të Kosovës është bërë alarmant

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Fadil Maloku ka thënë se debati rreth identitetit kombëtar dhe shtetëror të Kosovës është ende i pandreqshëm dhe nuk është bërë asnjë analizë shkencore për ta hetuar këtë çështje. Ai po ashtu theksoi se procesi i ndërtimit të identitetit është kompleks dhe duhet të analizohet nga perspektiva sociologjike.

Sipas tij, tentativa për të mbështetur shpjegimin politik mbi kombin është e pamjaftueshme në kushtet e një procesi globalizimi, ndërsa për të kuptuar identitetin e Kosovës duhet të konsiderohet historiku i vendit dhe bashkësia e tij etnike.

"Koheve te fundit ka marre serish permasa goxha alarmuese debati rreth identitetit kombetar dhe atij shteteror te Kosovës. Ajo qe mund te hetohet eshte se ende nuk eshte bere asnje analize e thuket shkencore nga perspektiva apo nga kendveshtrimi sociologjik, qe e konsideroje lemin me kompetente lidhur me kete problematike sa te rendesishme aq edhe te rrezikshme ne kohen kur shoqeria Kosovare eshte duke u ballafaquar me katrahuren e definimit te saje si shtet normal dhe demokratik i shek. XXI. Per kete arsye do mundohem te shkoqise pikat kyce te ketij debati. Para se te hyjme ne kete problem, me duhet te sugjeroje se nuk e kam ndermend te nisem nga paradigma e njohur popullore, se: “nese nje budalla e hedhe nje gur ne bunar, njeqind te mencur nuk mund ta nxjerrin ate”, por nga nevoja dhe domosdoshmeri e shpjegimit te dioptrise shkencore sociologjike qe asnjehere nuk i eshte bere atij gjere tani ne Kosove. Me fjale tjera etnicitetet, grupet etnike dhe identitetet etnike (si ne nivele organizativ si sub-bashkesi ashtu edhe ne nivele te identitetit kolektiv si sub-etni) kane nje aftesi cuditshme si te themi te mbijetimit dhe te transformimit edhe ne koherat e sodit." - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme