Malishevë: Edhe një person ndalohet për 48 orë për falsifikim të votave - NACIONALE

Malishevë: Edhe një person ndalohet për 48 orë për falsifikim të votave

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Komunën e Malishevës.

Sipas njoftimit zyrtar, më 28 janar 2026 Prokuroria ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për manipulim të rezultateve gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike, në kuadër të zgjedhjeve për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Hetimet kanë të bëjnë me fazën e numërimit të votave në nivel komunal.

Prokuroria bën të ditur se fillimisht nuk ishte siguruar prezenca e kryesuesit të komisionit, ndërsa më 2 shkurt 2026 ai është intervistuar. Pas veprimeve procedurale, Prokurori i Shtetit ka vendosur ndalimin e tij për 48 orë.

Ndaj të dyshuarit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Lajme të ngjashme