Maliqi thotë se debati i VV-së për Specialen është i kotë: Llogarisin në kujtesën kolektive të peshkut
Politologu Agon Maliqi ka kritikuar VV-në, e cila po e ngrit vazhdimisht debatin rreth idesë se Kosova kishte mundësi të mos e votonte Gjykatën Speciale.
Ai ka bërë me dije se ky është debati më i kotë dhe më i pa sinqertë që mund të bëhët rreth Gjykatës Speciale.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse Kosova do ta bënte një gjë të tilël do të përballej me gjykatë të OKB-së dhe me pozitë edhe më të rënduar ndërkombëtare.
“Shumë debate mund të bëhen mbi Gjykatën Speciale dhe problemet me veprimtarinë e saj. Por një debat është i kotë dhe i pasinqertë: ideja se Kosova kishte mundësi të mos e votonte. Do të përballeshim me gjykatë të OKB dhe me pozitë edhe më të rënduar ndërkombëtare. Popullistët që shesin argumente të tilla janë të njëjtit që shisnin popullizëm edhe atëherë dhe që sot llogarisin në kujtesën kolektive të peshkut. Brezi i shtetarëve të cilët historikisht morën vendime të tilla jopopullore, por të drejta e të dobishme në afat të gjatë - e që sot janë ose të vdekur, ose në pension, ose në Hagë - fatkeqësisht nuk krahasohen për nga përgjegjësia publike me këtë brez të sotëm narcisist e popullist”, ka shkruar ai.