Maliqi për sulmin seksual ndaj alpinistes Nikçi: Në Pejë ka qarkullim njerëzish, paramendo çka ndodhë në fshatra
Analisti Agon Maliqi ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi në qendër të Pejës.
Maliqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nëse një gjë e tillë ndodhë në qendër të qytetit, ku ka qarkullim njerëzish e kamera, “paramendo çfarë ndodhë në periferi e fshatra”.
“Kjo në qendër të Pejës ku ka qarkullim njerëzish dhe kamera, paramendo çka ndodh nëpër periferi e fshatëra ku është edhe “më marre” me i bâ kështu publike”, tha ai.
Ndërkohë, Nikçi sot ka bërë të ditur se u sulmua seksualisht dhe se i dyshuari është arrestuar nga policia.
Nacionale ka mësuar se i dyshuari për sulmin seksual është Flori Beqiri, i cili sipas prokurorisë e cila dha vetëm inicialet, është ndaluar për 48 orë.
