Maliqi: Në Serbi janë të alarmuar paksa nga zhvillimet e fundit
Njohësi i proceseve politike, Agon Maliqi ka thënë se Kosova asnjëherë nuk duhet të heq dorë zyrtarisht, nga kërkesa për njohje të drejtpërdrejtë. Por nuk duhet harruar se edhe "njohja e tërthortë" e cila ia hap Kosovës rrugën për njohjen e shteteve të BE/NATO dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare (sidomos atyre europiane) është de fakto njohje, sepse ia zgjidh në masë të madhe Kosovës problemin më të madh të izolimit.
“Le të mos e njohë Serbia formalisht një shtet i cili për disa vite (për shkak të heqjes së pengesave) mund të jetë pjesë e NATO-s. Gjithsesi, "njohja e tërthortë" sipas modelit të dy Gjermanive, si formë e "shpëtimit të fytyrës" për Vuçiq, do të duhej që njëkohësisht ta ulte edhe koston e kompromisit nga ana e Kosovës. Kjo edhe për faktin se Kosova nuk ka garanci për hyrje në OKB, ku pengesë është Rusia e cila i ka pazaret e veta me perëndimin. Pamundësia për ta imponuar një kompromis paralizues i cili do ta zhbënte së brendshmi efektin e njohjeve ndërkombëtare është shqetësimi kryesor i Beogradit”, ka shkruar Maliqi.
Sipas tij jo rastësisht zëra nga "shteti i thellë" kleriko-fashisto-nacionalist në Serbi janë të alarmuar paksa nga zhvillimet e fundit. Mbetet të shihet se kush do t’ju bashkohet atyre në Kosovë.