Maliqi ndan sondazhin: Pozitive që në Kosovë përqindja më e lartë e besimit se mediat janë neutrale - NACIONALE

Maliqi ndan sondazhin: Pozitive që në Kosovë përqindja më e lartë e besimit se mediat janë neutrale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Studiuesi Agon Maliqi ka ndarë një sondazh të RCC-së ku në Kosovë është përqindja më e lartë në rajon sa i përket besimit të neutraliteti të mediave – përkatësisht 42%.

Postimi i plotë:

E shkëputa këtë të dhënë nga sondazhi i ri rajonal i RCC. Besimi i qytetarëve në media në rajon është shumë i ulët.

Por vlen të theksohet si pozitive se në Kosovë megjithatë përqindja e atyre që besojnë se mediat tradicionale vendase janë neutrale është më e larta në rajon (42%). S

hqipëria e ka përqindjen më të lartë të perceptimit të anshmërisë (64%). Ndërsa Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi prijnë për nga perceptimet e dezinformimit (30-32%).

Lajme të ngjashme