Maliqi: Ministrat e Qeverisë Kurti janë burokratizuar shumë shpejtë - NACIONALE

Maliqi: Ministrat e Qeverisë Kurti janë burokratizuar shumë shpejtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka kritikuar qasjen e Qeverisë ndaj sindikatave që kanë shpallur grevën.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Maliqi ka thënë se sjellja e zyrtarëve qeveritar ndaj grevisteve ka qenë jashtë çdo logjike.

Sipas tij, ministrat e Qeverisë Kurti janë burokratizuar shumë shpejtë.

Mënyra e reagimit të zyrtarëve të Qeverisë ka qenë jashtë çdo logjike, madje edhe nevojës së partisë që të ketë kujdes për të mos e zhgënjej një pjesë të elektoratit të vetë. Kjo tregon se ministrat e Qeverisë Kurti janë burokratizuar shumë shpejtë në masën që me arrogancë u përgjigjen kërkesave të pritshme të punëtorëve që janë goditur nga kriza me Covid dhe tani edhe shtrenjtimet e mëdha dhe inflacioni, kështu që kërkojnë nga qeveria paga adekuate për punën që kryejnë dhe jo lëmosh”, ka thënë Maliqi.

Lajme të ngjashme