Maliqi: Kosova duhet të insistojë në hapjen e urës në koordinim më aleatët
Politologu Agon Maliqi ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës duhet të insistojë që ura e Ibrit të hapet në koordinim më ndërkombëtarët.
Ai ka deklaruar se do të vije dita kur kjo urë do të hapet.
Më “Edicionit Special” të Klan Kosovës, ai ka thënë se çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të sillte pasoja për Kosovën.
“Drejt veriut ka qasje dhe Policia e Kosovës përmes urave të tjera. Ura ka mbetur në natyrën simbolike, dhe do të vijë dita kur do të hapet. Duhet insistuar sërish që kjo puna e koordinimit të ndodh me NATO-n, sepse çdo veprim i Kosovës ka kosto jo veç për Kosovën, por për gjithë NATO-n, dhe situatën në rajon”, ka thënë ai.
Ai ka vlerësuar se ndërkombëtarët e dinë më mirë se pse tani nuk duhet të hapet ura kryesore.
Sipas tij, ata kanë informacione më të detajuara.
“Jam i bindur që ata kanë informacione shumë më të detajuara se ne, e kanë një pasqyrë të zhvillimeve. Prandaj nuk duhet marrë kjo punë, se po na bëjnë presion, dhe janë të padrejtë”, është shprehur ai.