Maliqi: Kandiqi të mos përfshihet në rrëmujën e një sharllatani - NACIONALE

Maliqi: Kandiqi të mos përfshihet në rrëmujën e një sharllatani

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Në dritën e skandalit të Shkelzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, i cili ngjalli indinjatë për shtrembërim të historisë dhe ushqim të propagandës serbe përmes pretendimeve për “të burgosur të armatosur”, në rastin e Masakrës së Dubravës, politologu Agon Maliqi ka kërkuar që aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, të mos përfshihet në polemikat që, sipas tij, lidhen me “punën e një sharllatani dhe sofisti të dëshmuar si Hazreti Gashi i Metropolitankave të Prishtinë”.

Në një reagim, Maliqi ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Kandiqit, duke theksuar se ajo mund të ketë qenë “serbja e vetme e pranishme si mysafire e ftuar në seancën e Kuvendit të Kosovës kur u shpall pavarësia”.

Sipas Maliqit, puna e organizatës së Kandiqit gjatë dhe pas luftës në identifikimin e krimeve ka qenë e rëndësishme dhe është nderuar nga të gjitha kampet politike dhe institucionet e Kosovës.

Duke iu referuar reagimeve, Maliqi shtoi se “e pakta që mund dhe duhet të bëhet është që të mos merret zhag me vete edhe Kandiqi”.

Lajme të ngjashme