Maliqi ironizon me “komandant tastaturat”: S’është lehtë me i fry luftës që dikush e bën për 600 euro - NACIONALE

Maliqi ironizon me “komandant tastaturat”: S’është lehtë me i fry luftës që dikush e bën për 600 euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka reaguar pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese dhe asaj për kontrollimin e mjeteve eksplozive.

Maliqi përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se “shtesa meritojnë edhe komandant tastaturat”.

“Nuk është punë e lehtë me qenë vazhdimisht vigjilent për fatin e kombit (prej Prishtinës dhe diasporës) dhe me i fry luftës të cilën e bën tjetërkush për €600 në muaj.” – ka thënë tutje ai.

Ndërkohë, sot në Prishtinë, para objektit të Qeverisë së Kosovës, ka protestuar Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës.

Kjo njësi ka shprehur pakënaqësinë ndaj Qeverisë së Kosovës për vendimin e saj rreth shtesave të rrezikshmërisë, të cilat u ekzekutuan javën e kaluar.

Lajme të ngjashme