Maliqi: Heqja e vizave do të prodhojë shumë efekte - NACIONALE

Maliqi: Heqja e vizave do të prodhojë shumë efekte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Agon Maliqi ka komentuar vendimin final të Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave.

Ai ka bërë me dije se heqja e vizave do të prodhon shumë efekte.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se efekti më i rëndësishmi do të jetë shembja e murit të iluzioneve negative dhe pozitive të kosovarëve mbi Kosovën.

Shembja e murit të vizave ka për të prodhuar shumë efekte, por ndoshta më i rëndësishmi ka për të qenë shembja e murit të iluzioneve negative dhe pozitive të kosovarëve mbi Kosovën, që ka me na kthy pak për toke. Për disa të ri që koten kafeve dhe që diasporën e shohin si një thes me lekë, ka me qenë mundësi me e pa se sa shumë për ato pare punohet dhe sakrifikohet. Për disa që Kosovën e shohin si terr të pashpresë, ka me qenë mundësi me pa që në fakt ka fusha ku nuk jemi keq dhe ku në fakt Kosova mund të të jap edhe më shumë mundësi si tokë e pashkelur”, ka shkruar Maliqi.

Ai ka treguar edhe pse kjo do të jetë mundësi e mirë për studentët.

Ndërsa për disa që janë të specializuar në fusha të caktuara (studentë, profesionistë) dhe që tash kanë më shumë mundësi të kenë përvoja jashtë, ka me qenë mundësi me e kuptu se çfarë niveli intelektualisht mediokër dhe provincial u është servuar atyre si autoritet i dijes në Kosovë nga shkollat, universitetet, mediat - pra KF 2 Korriku i një fushe të caktuar s’ka me mujt më aq lehtë me u shit si Barcelonë", ka shkruar Maliqi.

Lajme të ngjashme