Maliqi: Clinton erdhi në Tiranë për të dhënë një mesazh për Kosovën - NACIONALE

Maliqi: Clinton erdhi në Tiranë për të dhënë një mesazh për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Agon Maliqi, ka komentuar vizitën e ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton në Shqipëri.

Maliqi për Euroneës Albania, ka thënë se Clinton erdhi në Shqipëri për të dhënë mesazh edhe për Kosovën, duke shtuar se ky mesazh nuk duhet të merret negativisht.

“Kjo logjikë konspirativiste, niset nga një supozim që i merr të mirëqenë tezat e qeverisë së Kurtit se ajo që po ndodh në Kosovë është ndarja, shpartallimi i Kosovës apo fundi i Kosovës, nëse i marrim për të mirëqena këto atëherë duhet të kontestojmë çdo njeri pasi kështu i bie të mendojmë se dikush do ti bëj keq Kosovës dhe këta po vijnë të na mashtrojnë.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se është bërë trend gjetja e armiqëve nga Qeveria dhe se duhet pasur kujdes ndaj çdo zëri që vjen nga perëndimi.

Po sikur të shikojmë që botëkuptimi në Kosovë është disi paranojak, është i gabuar dhe po çon drejt ndarjes. Duhet pak më shumë kujdes në sfidimin e absolutisht çdo zëri që vjen nga perëndimi për të dhënë mendimin e vetë për zhvillimet. Është bërë trend gjetja e armiqve, janë bërë të gjithë lobistë të Serbisë, të gjithë kundër Kurtit.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme