Maliqi: Autostrada “Ibrahim Rugova” ka nevojë për taksë, duhet të mirëmbahet
Politologu Agon Maliqi ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me aksidentet e fundit në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Ai ka bërë se kjo autostradë duhet të bëhet me pagesë në mënyrë që ketë kontratë të mirëmbajtjes dhe menaxhimit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar për problemet që po shfaqen në këtë rrugë.
“Autostrada “Ibrahim Rugova” ka nevojë për taksë/toll dhe për kontratë mirëmbajtjeje dhe menaxhimi. Çka do që është duke u bërë sot qartazi nuk po funksionon. Rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur edhe më herët, por degradimi i cilësisë së rrugës është i dukshëm dhe ka për të qenë gjithnjë e më shumë problem”, ka shkruar Maliqi.