Mali i Zi uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë: Jemi të përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore - NACIONALE

Mali i Zi uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë: Jemi të përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka përgëzuar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Përmes një postimi në platformën X, diplomacia malazeze i ka shprehur urimet e saj Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, duke theksuar mbështetjen për përparim, stabilitet dhe zhvillim të mëtejshëm të vendit.

Në mesazh riafirmohet gatishmëria e Podgoricës zyrtare për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe për të forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Lajme të ngjashme