Mahmutaj tallet me Qorrollin: Përpara referencë për Kushtetutë e kishim Kuçin, Bajramin e Hasanin, tash Hekuran Muratin - NACIONALE

Mahmutaj tallet me Qorrollin: Përpara referencë për Kushtetutë e kishim Kuçin, Bajramin e Hasanin, tash Hekuran Muratin

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri në detyrë, Vigan Qorrolli, ka fyer disa jurist, të cilët në emisionet e mbrëmjes kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje në ngërçin aktual politik.

Ai nuk ka përmendur emra, por ka thënë se ata janë mediokër dhe pseudo-juristë.

Në statusin e tij në “Facebook”, Qorrolli askund nuk e ka përmendur faktin se deputetin Hekurna Murati, i cili ani pse me profesion është jurist ai çdo ditë interpreton Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo ka nxitur reagimin e ish-kolegut të tij, Muharrem Mahmuti, i cili i k treguar Qorrollit se edhe Murati po jep vazhdimisht interpretime të tilla.

Në komentin e tij, ai i ka thënë Qorrolit se më herët Kosova për Kushtetutë referencë e kishte Hajredin Kuçin dhe Enver Hasanin, kurs sot Hekuran Muratin.

Perpara reference per ceshtje kushtetuese i kam pase Profesor Enver Hasanin, Prof Hajredin Kuçin dhe profesor Arsim Bajramin. Tash per ceshtje kushtetuese po i besoj veq interpretimit te Hekuran Muratit dhe Dimal Bashes”, ka thënë ai.

Qorrolli dhe Mahmutaj kanë qenë këshilltar të ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Lajme të ngjashme