Magjistralja Prishtinë-Gjilan do të mbyllet për 45 minuta për shkak të një manifestimi fetar në Graçanicë - NACIONALE

Magjistralja Prishtinë-Gjilan do të mbyllet për 45 minuta për shkak të një manifestimi fetar në Graçanicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rruga magjistrale Prishtinë-Gjilan do të ndalet për qarkullimin e veturave për shkak të një manifestimi fetar në Graçanicë.

Bllokimi i rrugës do të bëhet nesër prej orës 09:30 dhe do të zgjasë 45 minuta.

Policia ka bërë thirrje që gjatë kësaj kohe të shfrytëzohen rrugë alternative.

Njoftimi i PK-së:

Njoftim

Për shkak të një manifestimi (fetar), në Graçanicë, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke filluar nga ora 09:30 deri në përfundim të manifestimit i cili është paraparë të zgjasë 45 minuta.

Ndalimi i qarkullimit do të bëhet me vendim të Komunës, për krijimin e hapsirës për mbarvajtje të manifestimit.

Andaj duke pasur parasysh se magjistralja në fjalë shfrytëzohet nga një numër i madh automjetesh si dhe për faktin se paraqet arterien kryesore të lidhjes ndërqytetëse në mes kryeqytetit dhe qyteteve dhe fshatrave që përshkohen nga kjo rrugë, kërkojmë nga të gjithë shfrytëzuesit e kësaj magjistraleje që të shfrytëzojnë rrugët alternative brenda kohës së kufizimeve, ashtu që të tejkalohen vështirësitë dhe të ketë rrjedhë normale të zhvillimit të komunikacionit.

Lajme të ngjashme