‘Mafia Energjetike’, Bajrami – Muratit: Konsultoje Martin Berishajn për EFT-në dhe NOA-në se kish ardh për “vizitë” - NACIONALE

‘Mafia Energjetike’, Bajrami – Muratit: Konsultoje Martin Berishajn për EFT-në dhe NOA-në se kish ardh për “vizitë”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hykmete Bajrami, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vazhduar replikën me deputetin e Vetëvendosjes, Hekuran Murati, i cili e pozicioni ish-opozitënb për bahkëpunëtor të Listës Serbe.

Bajrami ia ktheu se nuk u përgigjj në pyetjet që ia shtroi për NOA-n dhe EFT-në – kompani këto që po kontrllojnë tregun e energjisë dhe që kanë monopolizuar linjat e transmetimit të energjisë – dhe që gjerësisht lexohen për “mafi energjetike”.

Postimi i Bajramit:

Hekuran,

Mafia energjetike është elefanti në dhomë – mos u fshih pas PDK-së, Listës Serbe dhe mashtrimeve për koalicione.

Qytetarët duan përgjigje, jo prralla.

Ti nuk u përgjigje për monopolizimin e linjave të transmetimit të energjisë nga EFT-ja e Vuk Hamoviqit gjatë qeverisjes suaj.

Ti nuk e paske mohuar që:

• Kosova ka paguar deri në 798.32 euro për MWh vetëm për transport,

• Çmimi i energjisë për qytetarët është dyfishuar, edhe pse erdhët në pushtet me premtimin se do ta ulni,

• 1300 kompani u përjashtuan nga tregu i rregulluar, për t’i ushqyer tregtarët e energjisë.

Patriotizmi yt është fiktiv, po faturën e dyfishuar të energjisë po e paguajnë qytetarët.

Prandaj, edhe një herë:

• Pse e latë EFT-në dhe NOA-n të kontrollojnë tregun?

• Pse u lejua ky monopol me pasoja kaq të rënda ekonomike dhe sociale?

Konsultoje mikun e deputetit Kurti, z. Martin Berishajn se sot kish ardhë për ''vizitë'' në Prishtinë.

Lajme të ngjashme