Macron uron opozitën hungareze për fitoren, thekson rolin e Hungarisë në BE
Presidenti i Francë, Emmanuel Macron, ka reaguar pas zgjedhjeve në Hungari, duke përgëzuar liderin e opozitës Péter Magyar për fitoren.
Në një deklaratë publike, Macron tha se e mirëpret rezultatin si një shenjë të pjesëmarrjes demokratike dhe angazhimit të qytetarëve hungarezë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për të ndërtuar një Evropë më sovrane, duke përmendur sigurinë e kontinentit, konkurrueshmërinë dhe forcimin e demokracisë si prioritete të përbashkëta.