Macron dhe Scholz letër Vuçiqit: Tregoni vendosmëri dhe gatishmëri për të marrë vendime të vështira për dialogun - NACIONALE

Macron dhe Scholz letër Vuçiqit: Tregoni vendosmëri dhe gatishmëri për të marrë vendime të vështira për dialogun

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, bëhet e ditur se i kanë dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas raportime të mediave serbe, në këtë letër Macron dhe Scholz, kanë bërë thirrje për ecje përpara në dialog dhe gatishmëri për vendimet të vështria.

“Ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t'ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën patronazhin e BE-së”, thuhet në letër dërguar presidencës serbe.

Gjithashu, Macron e Scholz i kanë bërë me dije Vuçiqit që kanë anagzhuar nga një këshilltar për t’i ofruar mbështetje, të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Po ashut, në letër thuhet se të tre do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Lajme të ngjashme