Macron bisedon me Vuçiqin: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë, veprimet e njëanshme dëmtojnë procesin
Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë me Aleksandar Vuçiç, ku fokusi kryesor ka qenë dialogu Kosovë–Serbi dhe e ardhmja evropiane e rajonit.
Macron ka theksuar se Serbia duhet të vazhdojë reformat dhe dialogun me Kosovën nëse dëshiron të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Fati i Serbisë është evropian dhe shpresoj që ajo të ecë përpara në rrugën e reformave dhe të anëtarësimit, duke ruajtur frymën e dialogut”, ka deklaruar Macron pas bisedës.
Në këtë bisedë, lideri francez ka theksuar edhe rëndësinë e stabilitetit dhe unitetit në Bosnje-Hercegovinë, si dhe respektimin e shtetit ligjor në tërë rajonin.
Lidhur me raportet Kosovë–Serbi, Macron ka rikujtuar se çdo veprim i njëanshëm që cenon procesin e dialogut është i dënueshëm dhe se dialogu është rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Me vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa do të realizojë fatin e saj – në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi”, ka shtuar Macron.
Je viens d'échanger avec le Président @avucic.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) August 3, 2025
Je lui ai redit ma conviction que le destin de la Serbie était européen et mon espoir qu'elle puisse progresser, dans un esprit de dialogue, sur le chemin des réformes et de l'adhésion.
Nous avons fait un tour…