“Ma mori Zoti, ishim dorë për dore” – Fjalët e babait të 5-vjeçares që u vra në Himarë - NACIONALE

“Ma mori Zoti, ishim dorë për dore” – Fjalët e babait të 5-vjeçares që u vra në Himarë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqipëria e Kosova një ditë më parë u tronditën nga një tragjeti në Himarë.

Atje një moto-skaf kishte goditur një vajzë 5-vjeçare duke e lënë të vdekur në vend.

Një rrëfim të gjendjes së familjes e ka bërë të ditur pedagogu nga Shqipëria, Bislim Ahmetaj.

Ai ka treguar edhe për fjalët që ia tha babai i vajzës 5-vjeçare.

“Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë, pse e mori atë e s’më mori mua…. Vetëm se duhet të kisha vdekur unë dhe jo Jonada’, janë këto fjalët që babai ka thënë mes lotësh.“Unë e ngushëllova Bledarin, babin e Jonadës”, ka shkruar Ahmetaj.

Lajme të ngjashme