“Ma mirë”: Memli Krasniqi hyn me kostum në zyrë, del me bluzë sportive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së fundi ka dalë me një video në rrjetin social “Tik Tok”.
Krasniqi shihet duke hyrë në zyrë me kostum, dhe duke dalë me një bluzë sportive. E njëjta, ka një mbishkrim ku thuhet “ma mirë”.
“Tash e tutje veç ma mirë.” – ka thënë ai.
Vlen të theksohet se slogani i PDK-së me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e nëntë shkurtit, është “ma mirë”.
@memlikrasniqi TASH E TUTJE VEÇ MA MIRË 🚀 #MemliKrasniqi #BedriHamza #mamire #guesstheplayer #kosova #shqipet #tiktokkosova #prishtina #fyp #viral #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 ♬ original sound - Memli Krasniqi