LVV vazhdon me video, përmend terminalet e Devollit, djemtë e Isa Mustafës e Sami Lushtakun - NACIONALE

LVV vazhdon me video, përmend terminalet e Devollit, djemtë e Isa Mustafës e Sami Lushtakun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar edhe një video në të cilën ka akuzuar ish-qeveritë dhe politikanët e kaluar për keqpërdorime në terminalet doganore.

Në videon e LV-së, thuhet se në Kosovë terminalet kanë qenë në pronësi private dhe të lidhura ngushtë me politikën.

Sipas partisë që qeverisë me vendin, prej 10 terminaleve për një vit janë përvetësuar 37 milionë euro.

Në listën e të akuzuarve nga videoja e Vetëvendosjes, është ish-deputetja e PDK-së, Margarita Kadriu, që siç thotë LV-ja kishte fituar terminal doganor.

Gjithashtu në video janë përmendur edhe djemtë e ish-kryeministrit, Isa Mustafa, nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe Devollët, e që sipas tyre, të gjithë kanë privatizuar terminale doganore.

Por në Republikën e Kosovës terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën. 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 Terminaleve. 370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre Terminaleve. Ndërkaq tash Qeveria Kurti ka filluar kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika. Drejtësia. Shteti. Publikja. Shoqërorja. Të gjitha mbi sloganin e vjetër familja, prona, shteti.”, thuhet në mbishkrimin e kësaj video.

Më tej në këtë video akuzohen edhe kryetarët e partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK që sipas VV-së do të “bërtasin edhe më shumë kur do të fillojë së shpejti konfiskimi i pasurisë së paligjshme e vetingu në drejtësi.”

Më tej, VV ka shkruar për Terminali i Kosovës në Portin e Durrësit që ka filluar punën dhe për punën e qeverisë për terminalet doganore.

Lajme të ngjashme