LVV me rregullore të re për mërgatën, Kurti jep detaje - NACIONALE

LVV me rregullore të re për mërgatën, Kurti jep detaje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje pritet që ta propozojë një rregullore të re brenda partisë për mërgatën, e cila sipas tij, do të sigurojë më shumë fleksibilitet në organizim nëpër qendrat jashtë vendit.

Kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti në një konferencë për media, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta paraqesë për votim në Këshillin e Përgjthshëm rregulloren e re për mërgatën, shkruan gazeta Nacionale.

“LVV do ta paraqesë për votim në Këshillin e Përgjithshëm rregulloren e re për mërgatën, e cila do të sigurojë më shumë fleksibilitet në organizim dhe objektiva për qendrat tona në mërgatë. Natyrisht se ato nuk mund ta kenë mënyrën dhe formën e njëjtë të organizimit si ato në Kosovë.

që të jenë aktivë në procesin e brendshëm zgjedhor, sepse kurdo që të mbahen zgjedhjet lokale dhe nacionale, kalendari thotë se do të jetë viti 2025, deri atëherë nuk do të ketë zgjedhje të brendshme”, ka thënë ai.